Kërkohet shkarkimi i Thaçit, ja çfarë i zbuloi Draft Rezoluta

Aktuale

Kërkohet shkarkimi i Thaçit, ja çfarë i zbuloi Draft Rezoluta

Nga: A.M. Më: 7 tetor 2018 Në ora: 10:05
Hashim Thaçi

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi ka thënë se pozita e presidentit të Kosovës duhet liruar nëpërmjet shkarkimit të Hashim Thaçit.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook se “Draft Rezoluta e re tregon se sa gabim ishte Thaçi, në të njëjtën kohe kjo rezolute tregon se sa gabim ishte i gjithë koalicioni qeverisës dhe tani tentojnë ta manipulojnë opinionin publik për të larguar presionin që opozita dhe qytetaret kanë ndërtuar me 29 Shtator 2018”.

Postimi i plotë:

Draf Rezoluta e re tregon se sa gabim ishte Thaci, ne te njejten kohe kjo rezolute tregon se sa gabim ishte i gjithe koalicioni qeverises dhe tani tentojne ta maniulojne opinionin publik per te larguar presionin qe opozita dhe qytetaret kane ndertuar me 29 Shtator 2018.

Kjo kaste politike ne opozite e bere bashke dhe me orkestrime te njepassnjeshme jane duke e shkatrruar vendin dhe e vjedhur buxhetin e shteti ne menyre klasike dhe pa hezitim e pa turp. Asnjehere ne historine e shoqerise nuk ka pasur kaq nivel te ulet te kohezionit social dhe mosbesueshmeri ne udheqesit e shtetit. Zgjedhjet pa kusht dhe te menjehereshme jane e vetmjaforme per te kthyer legjitimitetin e institucioneve. Zgjedhjet ku do te zgjeidhen nejrezit e pakorruptuar dhe pa akuze jane e vetmej forme per te kthyer karakterin paralamentar te republikes nga ku duhet te burojne institucine te pavarura te drejtesise dhe mekanizmat e kontrollit dhe llogaridhenjes.

Pozita e presidentit te vendit duhet liruar nepermejt shkarkimit te Thacit per te prandaluar eksperimentimet nga njeriu qe eshte e qarte qe ka shume urrjetje dhe po manifestohet me ssemundje te rende dhe nje frike paranojike qe ka futur kete njeri ne eksperimentime te rrezikshem per shtetin dhe vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat