Mbesa e Thaçit aktivizohet prapë: Po tentojnë të na përçajnë

Aktuale

Mbesa e Thaçit aktivizohet prapë: Po tentojnë të na përçajnë

Nga: A.M. Më: 7 tetor 2018 Në ora: 10:23
Presidenti Thaçi dhe mbesa e tij, Evgjeni Thaçi

Javë më parë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila është edhe mbesa e ish kryetarit të kësaj partie, Hashim Thaçit, Evgjeni pati reaguar ndaj protestës së Lëvizjes Vetëvendosje e cila protestoi kundër idesë për korrigjimin e kufirit me Serbinë.

Ajo tani ka reaguar duke shkruar në Facebook kundër zërave se në PDK ka përçarje, duke theksuar se grupi parlamentar i saj janë të bashkuar në Kuvendin e Kosovës.                                                                                                                     

Postimi i plotë:

Grupi parlamentar i PDK-së është grupi më i bashkuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ajo çka thuhet për deputetët e LDK-së, se nënkryetarët e partisë kontrollojnë këtë apo atë deputet/e, nuk mund të thuhet edhe për ata të PDK-së.

E gjithë kjo zhurmë është vetem një tentim i dështuar për përçarjen e grupit tonë parlamentar dhe PDK-së në përgjithësi, duke shkaktuar shqetësim të madh tek qytetarët.

Me sinqeritet mund të them se si grup parlamentar jemi më kompakti dhe më i bashkuari në qëndrimet tona në Kuvendin e Kosovës. Këtë e thonë edhe të dhënat e matshme të nxjerrura nga organizatat që e minitorojnë Kuvendin, por edhe deklaratat e dhëna prej secilit nga ne. Të gjitha qëndrimet tona varën nga vendimet e strukturave më të larta të partisë, kryetarit Veseli dhe diskutimet që zhvillohen brënda grupit, vendime të cilat gjithnjë kanë parasysh interesin më të madh të vëndit dhe qytetarëve, si dhe respektin ndaj integritetit të secilit deputet.

Deputetët e PDK-së nuk janë thjeshtë kolegë të një partie. Ne nuk jemi njohur dje, bie fjala, duke duke sulmuar me gurë policët tanë, ose duke shkatërruar institucionet tona... Neve na lidhin idealet dhe synimet të cilat i kemi arritur së bashku, që nga lufta për çlirimin e atdheut, angazhimi për pavarësinë e Kosovës, puna për shtetndërtim, e deri tek përpjekja maksimale për forcimin e subjektivitetit të shtetit tonë. I gjithë ky rrugëtim i përbashkët jetësor, na bënë si një familje, brënda një shtëpie të madhe që quhet PDK.

Është e vertetë se për dallim nga të tjerët, PDK-ja ka figura të mëdha të cilat i respektojmë, i duam dhe janë frymëzim për ne. Iu jemi mirënjohës dhe besnik atyre që për një arsye ose tjetër nuk janë më në PDK, por jemi gjithashtu të vendosur që së bashku të ecim përpara dhe të dalim faqebardhë në proceset e vështira që na presin.

#dekadaere #PDK #Kosova

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat