Drejtori i Kulturës së Skenderajt flet pas aksidentit të tij

Aktuale

Drejtori i Kulturës së Skenderajt flet pas aksidentit të tij

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 15:39
Ramiz Shala,

Sot është aksidentuar Drejtoi i Kulturës në Komunën e Skënderajt, Ramiz Shala, i cili ishte duke e vozitur veturën zyrtare. Ai ka reaguar pas kësaj, duke thënë se shkak për aksidentin e tij ka qenë mungesa e sinjalistikës në vend punim si dhe ka arsyetuar pse e ka përdorur në fundjavë veturën zyrtare.

Shala ka shkruar në Facebook se ka qenë në një aktivitet të drejtorisë të cilën ai e udhëheqë dhe se aktivitetet e kulturës dhe sportit organizohen kryesisht gjatë fundjavës, sipas tij kjo është arsyeja pse vetura e Drejtorisë së Kulturës është përdorur të dielën.

Ai ka thënë se mungesa e sinjalistikës në vend punimet në rrugët e Kosovës është shkaktar i shumë aksidenteve, ndaj sipas tij kjo është edhe arsyeja e aksidentit të tij.

“Mungesa e sinjalistikës në vend punimet në rrugët e Kosovës ka qenë shkaktar i shumë aksidenteve dhe me fatalite, kësaj radhe unë shpëtova me disa lendime të lehta.

Unë nuk kam ra mbi shtëpi por ne objektin e nënkalimit ne fshatin Terstenik të Komunës së Drenasit.

Sot ne ora 8 : 00 kam pas me i inspektu zhvillimin e punimeve ne fushen e futbollit me bari sentetik e cila po realizohet ne Kompleksin Sportiv të Komunës së Skenderajt, por ja që nuk tha i lumi Zot”, ka shkruar Shal

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat