Limaj bën homazhe para shtatores së Fehmi e Xhevë Lladrovit dhe dëshmorëve të kombit në Marinë

Aktuale

Limaj bën homazhe para shtatores së Fehmi e Xhevë Lladrovit dhe dëshmorëve të kombit në Marinë

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 17:06
Foto

Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka bërë homazhe para shtatores së dëshmorëve të Kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci në Drenas dhe në kompleksin e dëshmoreve të kombit në Marinë të Skenderajt. I shoqëruar nga ministri Shala, zv-ministri Dukolli dhe përfaqësues së degëve të Nismës në Drenas dhe Skenderaj Limaj është ndalur fillimisht në Drenas. Më këtë rast, Limaj ka thënë se sheshi i Drenasit që nga vendosja e shtatores është më i bukur dhe këtij sheshi ai ka thënë se i takon t’i këtë këta dy njerëz.

“Jemi ardhë të nderojmë heronjtë e kombit Fehmi e Xhevë Lladrovcin. Besoj që sheshi i Drenasit nga momenti i vendosjes se dy shtatorëve është shumë më mirë dhe më i bukur dhe i shkon këtij sheshi t’i këtë këta dy njerëz. Një simbol i fuqishëm i lirisë së Kosovës, burrë dhe grua që nuk kursyen asgjë dhe gjatë gjithë jetës së tyre dhe veprimtarisë ushtarake për të fituar lirinë dhe këtu sot ndriçojnë dhe çojnë mesazhin se kjo liri është arritur falë veprës ë sakrificës të dëshmorëve të kombit”, ka thënë Limaj të shtunën në Drenas. Pas homazheve në Drenas, Limaj ka vazhduar rrugën për Marinë të Skenderajt aty ku prehen 158 dëshmorë të kombit. Limaj ka thënë se më në fund heronjtë e mëdhenj të luftës së UCK-së po prehen në mënyre të dinjitetshme në këtë kompleks.

“Sot me krenari erdhëm të nderojmë veprën e Ilaz Kodrës, Mujë Krasniqit dhe Abedin Rexhës e qindra luftëtareve të cilët kanë qenë garda e parë e heroizmit dhe luftës çlirimtarë dhe këta burra kanë shënuar historinë e lirisë së Kosovës dhe ne sot ndihemi të nderuar që këta heronj të Kosovës pushojnë në mënyre të dinjitetshme në këtë kompleks. Qeveria e Republikës së Kosovës më në fund e kreu detyrën e vet për t’i dhënë mundësinë heronjve të Kosovës të rivarrosën këtu dhe për t;i dhënë mundësinë njerëzve anekënd Kosovës për të ardhure këtu dhe nderuar luftën e tyre”, ka thënë Limaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat