Ramiz Lladrovci: Agim Bahtiri është më frajer se unë

Aktuale

Ramiz Lladrovci: Agim Bahtiri është më frajer se unë

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 20:10
Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrivci

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrivci ka thumbuar Agim Bahtirin, kryetar i Komunës së Mitrovicës.

Lladrovci ka folur për angazhimet ditore në komunë.

Ndërkohë ai zbuloi se janë të shumtë ata që kërkojnë të fotografohen me të.

Këtu ai përmendi kolegun e tij, duke treguar se i pari i Mitrovicës është më ‘frajer’ se ai.

“Kur jemi në drekë, ose në kohën e mesditës, fëmijët kërkojnë me dal në fotografi me neve. Jo veç fëmijët e Drenasit, unë kudo që po shkoj në Kosovë kom kërkesa për fotografi. Sigurisht jam më i mirë se Agim Bahtiri. Në pamje ai është ma frajer se unë, po unë si kryetar jam shumë herë më i mirë se ai”, tha Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat