“Rezoluta e Veselit, një leckë e pa vlerë”

Aktuale

“Rezoluta e Veselit, një leckë e pa vlerë”

Nga: A.ZH Më: 7 tetor 2018 Në ora: 20:10
Kadri Veseli

Profesor doktor Binak Maxharraj, ka komentuar në lidhje me Draft-Rezolutën për dialogun më Serbinë, e cila u prezantua dje nga koalicioni qeverisës.

Në një reagim për “Bota sot”, Maxharraj e ka quajtur këtë Rezolutë “leckë” dhe të “pa vlerë”.

Ai ka thënë se ajo është në shërbim të zgjatjes së mandatit të presidentit për ta korrigjuar dhe copëtuar territorin e Kosovës.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Rezoluta e Veselit një leckë e pa vlerë. 

Rezoluta e Veselit është mashtruese, kurthuese, denigruese, është vetëm në copë letre, si ajo letra që e patën pru natën nga Podgorica për demarkacionit.

Kjo rezolutë s’ka kurrfarë vlerë. Është vetëm në shërbim të zgjatjes së mandatit të Presidentit për ta copëtuar dhe korrigjuar teritorin. Kjo është vetëm një lajthitje. Nuk ka nevojë të sillen e as të miratohen këso farë deklaratash me vlerë zero, sepse kufijtë për ata që marrin vesh janë të rregulluar me Kushtetutëssi kufijë të paprekshëm dhe të pacenueshëm. Duhet vetëm të zbatohet. Rezoluta e Veselit është vetëm një grackë, një gropë për opozitën. Por opozita nuk e hanë më këtë karrem. Tash krejtë çështja ka kaluar të populli, te sovrani. 

E vetmja zgjidhje është qe Presidenti Thaçi të dorëhiqet, ose të rrëzohet me protesta edhe më masive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat