Mungesë e transparencës në financimin e partive politike

Aktuale

Mungesë e transparencës në financimin e partive politike

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Në Kosovë, vëzhguesit thonë se hulumtimet nëpër vite tregojnë se bizneset e lidhura me partitë politike në vend kanë përfituar rreth 300 milionë euro përmes procesit të tenderimit publik.

Ata thonë se lidhja ndërmjet partive politike dhe bizneseve ndodh posaçërisht në kohën e fushatave për zgjedhje.

Donacionet e jashtme për partitë politike ndonëse janë të ligjshme, ato mbesin pengesë për transparencë të partive politike për shkak të mos deklarimit të tyre dhe në të njëjtën kohë shpërblimin që marrin këto biznese pas ardhjes në pushtet të partive të financuara prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat