Lëvizja për Drejtësi nis ‘rikthimin në politikë’ nga Vrella e Istogut

Aktuale

Lëvizja për Drejtësi nis ‘rikthimin në politikë’ nga Vrella e Istogut

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 06:25
Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi

Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi, bashkë me disa anëtarë të partisë, kanë qëndruar në fshatin Vrellë të Istogut këtë të diel.

Ky aktivitet ka qenë pjesë e një fushate njoftuese

“Me këto vizita nëpër lagjet dhe fshatrat e komunave si kryesi në udhëheqjen e kryetarit Sylejman Çerkezi diskutuam për gjendjen aktuale në Kosovë si dhe rikthimin tonë në politikë”, thuhet në faqen zyrtare në Facebook, të Lëvizjes për Drejtësi.

“Përvoja jonë, vullneti ynë si aktivistë dhe vizioni i frymëzuar nga botëkuptimi ynë politikë, mbetet vlerë e cila do të reflektoj alternativën për zgjidhjen e problemeve të pazgjidhura dhe të komplikuara që vazhdojnë t’i preokupojnë qytetarët”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat