Ngjarjet e datës 8 tetor

Aktuale

Ngjarjet e datës 8 tetor

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 06:53
Qeveria Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Mbahet ceremonia e inaugurimit të rrugëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. (QKUK, ora 10:00)

Në kuadër të Javës së Krenarisë mbahet konferenca “Përmirësimi i të drejtave për LGBTI - Çka shkoi gabim dhe çka mund të bëjmë më ndryshe?” (Hoteli Sirius, ora 10:00)

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka së bashku me menaxherin e Bankës Botërore për Kosovën, Marco Mantovanelli marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të projektit për renovimin e ndërtesës se Administratës dhe Hemodializës në Spitalin e Gjakovës (Spitali i Gjakovës, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim shkrimtaren Helena Kadare, të cilën do ta nderojë me Hartën e Artë të Kosovës (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-ve, Colleen E. Hyland, do të mbajë fjalim hyrës në konferencën “Përmirësimi i të drejtave për LGBTI - Çka shkoi gabim dhe çka mund të bëjmë më ndryshe?” (Hoteli Sirius, ora 10:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

Bekim Bajrami, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Gjilanit mban konferencë për media (Zyra e kryetarit te Komunës se Gjilanit, ora 11:00)

Komuna e Suharekës organizon Akademi Solemne kushtuar Lëvizjes së Vitit 1968 (biblioteka “Hajdin Berisha, Suharekë, ora 12:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në inaugurimin e fazës së II-të të Impiantit të Ujit për Pije (Stacioni i filtrimit të ujit të pijes, te Liqeni i Radoniqit, Gjakovë, ora 12:00)

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, së bashku me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, do të marrë pjesë në ceremoninë fillestare të projektit "Zgjerimi dhe renovimi i ndërtesës komunale të Gjakovës" financuar nga Bashkimi Evropian. (Ndertesa e Komunës së Gjakovës, ora 14:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat