Merkel refuzon propozimin nga Serbia për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Aktuale

Merkel refuzon propozimin nga Serbia për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 09:41
Angela Merkel dhe Aleksandar Vuçiq

Raportuesi i Serbisë në Parlamentin Evropian, David McAlister ka kërkuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel të pranojë një zgjidhje për problemin e Kosovës të propozuar nga Serbia.

E përditshmja serbe ‘Blic’ duke iu referuar burimeve nga qarqet diplomatike në Berlin, thotë se McCalister është takuar me kancelaren gjermane dhe ka shprehur pikëpamjet e tij mbi këtë çështje të ndjeshme.

Sipas gazetës, McCalister ka thënë se marrëveshja duhet të mbështetet nga të dyja palët, mirëpo kancelarja e ka hedhur poshtë këtë propozim pa menduar.

Tutje, në artikull thuhet se pritej që Angela Merkel pasi ka marrëdhënie të mira më presidentin serb, Aleksandar Vuçiq do ta mbështesë një marrëveshje mes dy palëve, kjo nuk ka ndodhur.

“Kancelarja nuk ka probleme me vendin tuaj por është e vetëdijshme se ndryshimi ose vendosja e pozitës do të çonte në një pozicion të pazgjidhur në Gjermani”, thotë burimi i gazetës.

Rënia e referendumit në Maqedoni ka tronditur Merkelin, ndërsa ajo ndjenë ‘frikë’ edhe nga ngjarjet në Republikën Serbe dhe zgjedhjet e përgjithshme në Bosnje e Hercegovinë të cilat u mbajtën të dielën, përfundon media serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat