A do të shkojë LDK në takimin e thirrur nga Kadri Veseli për rezolutën

Aktuale

A do të shkojë LDK në takimin e thirrur nga Kadri Veseli për rezolutën

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 15:30
LDK

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot u ka dërguar ftesë krerëve opozitarë për  një takim të enjten lidhur me rezolutën për dialogun me Serbinë, të cilët ditë më parë e prezantoi koaliconi qeverisës .

Me anë të këtij takimi, Veseli ka për qëllim që të diskutohet për harmonizimin e qëndrimeve për këtë  rezolutë.

Media ka kontaktuar me nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugovën. Ai tha se parti e tij e ka pranuar ftesën por që do të diskutojnë brenda kryesisë për të vendosur nëse do të marrin pjesë në takim.

‘Po ne sot e kemi pranuar ftesën nga Kadri Veseli. Së pari do të diskutojmë brenda partisë e pastaj të vendosim nëse do të marrim pjesë’’, ka thënë Rugova.

Pas prezantimit të Draft-Rezolutës nga Qeveria, opozita ka dalë kundër duke thënë se nuk e mbështesin.

As LDK, AS Vetëvendosjese as Partia SocialDemokrate nuk do ta përkrahin këtë rezolutë që sipas tyre është e mangët dhe nuk do të ofrojë kurrfarë zgjidhje.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, takimi është paraprë të mbahet të enjten në orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat