Thaçi i shpallë luftë Haradinajt, e sulmon për dialogun, lidhjet me Radojçiqin dhe veteranët

Aktuale

Thaçi i shpallë luftë Haradinajt, e sulmon për dialogun, lidhjet me Radojçiqin dhe veteranët

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 15:49
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti Hashim Thaçi e ka mbajtur edhe sot një konferencë për media, permes së cilës zgjodhi që t’ia kthej një nga një publikisht të gjitha akuzat kryeministrit Ramush Haradinaj. Thaçi i bëri thirrje kryeministrit të jetë më racional dhe i përgjegjshëm kur flet për dialogun. Ia përmendi edhe miqësinë me Milan Radojciqin e Veriut dhe listat e fryra të veteranëve.

Presidenti Thaçi e nisi konferencën e sotme duke e përsëritur se nuk kanë qenë më shumë se 12 mijë pjesëtarë të UÇK’së dhe u bëri thirrje përfaqësuesve politikë mos të përzihen në çështje të drejtësisë.

Kjo ishte vetëm pika e parë e deklaratës hakmarrëse që Thaçi ka përgatitur sot për kryeministrin Haradinaj, i cili vazhdimisht thotë se kanë qenë 50-60 mijë veteranë të UÇK’së dhe i cili ka kritikuar ashpër ish-prokurorin Elez Blakaj.

“Keqpërdorimet në listat e veteranëve duhet të hetohen deri në fund. Të gjithë e dimë se nuk kanë qenë më shumë se 12 mijë veteranë”, tha Thaçi.

“Dialogu nuk ka vdekur”, tha Thaçi duke i tërhequr vëmendjen kryeministrit, i cili tha sot “Ngushëllime. Ideja e ndarjes ka vdekur”.

Tutje, Presidenti i bëri thirrje publike Haradinajt të jetë më i përgjegjshëm dhe më racional kur deklarohet.

“I bëj thirrje Kryeministrit të jetë më racional dhe më përgjegjës në deklaratat e tij për dialogun”, është shprehur Thaçi.

Kryeministri Haradinaj të premten në fshatin Marinë të Skenderajt, i tha presidentit Thaçi se nuk guxon të flas me Serbinë për territorin e Kosovës.

“Jam i sigurt se Kryeministri ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat dhe qëndrimet e tij për procesin e  dialogut”, tha Presidenti.

Thaçi kishte përgatitur edhe goditjen e fundit për Haradinajn, duke ia përmendur miqësinë që ka me Milan Radojciqin e Veriut të Mitrovicës.

Sipas presidentit, kryeministri Haradinaj po e sakrifikon Luginën e Preshevës vetëm për një person, duke aluduar në Milan Radojciqin, që konsiderohet nja nga njerëzit më me ndikim në Veri.

“Nuk e sakrifikojë luginën për hir te ndonjë  individi në veri”, tha Thaçi para gazetarëve. Përfundimisht Thaçi kërkoi nga Haradinaj që të jetë më i mençur dhe më i shkathët kur është në pyetje dialogu me Serbinë.

Presidenti Thaçi kërcënon me shkarkim Kryeministrin Haradinaj!

Presidenti i shtetit Hashim Thaçi, ka kërcënuar me shkarkim Kryeministrin Ramush Haradinaj, për shkak të qëndrimeve të tij kundër idesë për korrigjim kufijsh me Serbinë.

Thaçi, përmes një konference për media ka kërkuar nga Haradinaj, që të “korrigjojë” siç është shprehur ai, qëndrimin karshi dialogut me Serbinë, në fazën përfundimtare.

“Jam i sigurt se kryeministri ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat dhe qëndrimet e tij rreth dialogun, pa dialog nuk ka të ardhme atlantike për Kosovën. Tek e fundit që pozitat tona nuk janë të përhershmë, kryeministrat dhe presidentet mund të ndërrohen, shkojnë e vin, gjithësesi mund të ndërrohen ata që nuk korrigjohen”, tha Thaçi.

Kreu i shtetit, i ka cilësuar të habitshem deklaratat e Kryeministrit Haradinaj, rreth idesë për korrigjim të kufirit me Serbinë, duke thënë se ai “ose është në humor të mirë ose është komod në karrigën e vet”.

“Unë kam pritur që të jetë më racional karshi deklaratave për dialogun. Një kryeministër serioz nuk flet për luftëra dhe tragjedi, por për reforma. Sido që të jetë ka dështuar të bëjë një gjë të tillë në javët dhe muajt e fundit”, ka vazhduar me kritika, ndaj Haradinajt Presidenti Thaçi.

Tutje, ai ka thënë se marrëveshja Kosovë- Serbi është e domosdoshme, që përmes saj Kosova të fitojë njohjen reciproke, “të fitojë njohje nga pesë vende të Bashkimit Evropian dhe jam i bindur që një gjë e tillë është më së e duhur që të ndodh”, shtoi Thaçi.

Thaçi i përgjigjet Haradinajt: Korrigjoji deklaratat 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë sfidën më të madhe publike kryeministrit Ramush Haradinaj pas deklaratave të këtij të fundit se “korrigjimi i kufijve tashmë është opcion i vdekur”.

Në një konferencë për shtyp, të hënën, Thaçi e ftoi Haradinajn që “t’i korrigjojë deklaratat” e veta.

“Jam i sigurt se kryeministri ka nevojë t’i korrigjoje deklaratat e tij në lidhje me procesin e dialogut. Pa dialog nuk ka të ardhme për Kosovën. Të gjithë e dijmë se pozitat tona nuk janë të përhershme, mund të ndërrohet në rast se nuk korrigjohen”, tha ai.

Thaçi e konsideroi si “interesante” deklaratën e Haradinajt.

“Kjo tregon se ose është në humor të mirë ose ndihet komod në karrigen e vet. Një kryeministër normal nuk flet çdo ditë për luftëra dhe tragjedi”, tha ai

“Nuk jam fare i shqetësuar për deklaratat populiste apo elektorale pa asnjë përmbajtje”, tha Thaçi.

***

Presidenti Thaçi mban konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat