Ja si e cilëson Haki Abazi ftesën e Veselit dërguar opozitës, flet edhe për dy shqiptarët e rrahur në Novi Sad dhe Listën Serbe

Aktuale

Ja si e cilëson Haki Abazi ftesën e Veselit dërguar opozitës, flet edhe për dy shqiptarët e rrahur në Novi Sad dhe Listën Serbe

Nga: N.Sh Më: 8 tetor 2018 Në ora: 17:05
Haki Abazi, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u ka dërguar ftesë krerëve opozitarë për një takim të enjten lidhur me Rezolutën për dialogun me Serbinë, të cilët ditë më parë e prezantoi koaliconi qeverisës.

Me anë të këtij takimi, Veseli ka për qëllim që të diskutohet për harmonizimin e qëndrimeve për këtë Rezolutë.

Mirëpo analisti politik Haki Abazi thotë se, kryetari i Parlamentit nuk ka asnjë të drejtë dhe as kredibilitet që të ftojë askënd në takim.

Kjo sipas tij, Kadri Veseli i ka injoruar të gjitha kërkesat e opozitës.

“Ai dhe pozita kanë sabotuar seancën e thirrur në mënyrë kushtetuese nga opozita për Rezolutën. Nuk ka raste në historinë parlamentare që shumica saboton Parlamentin. Kjo me automatizëm do të konsiderohej zgjedhje të reja”, thotë Abazi për gazetën “Bota sot”.

Abazi shton se, mashtrimet dhe manipulimet e Kadri Veselit dhe presidentit Hashim Thai nuk janë gjë e re, sipas tij, ato janë bërë praktika të funksionimit.

“Këta kanë shkelur Kushtetutën, lidhet me të gjitha procedurat. Ky kryetar Parlamenti ka injoruar peticionin e më shumë se 30 mijë qytetarëve, nuk ka asnjë lloj besimi në këta njerëz që janë kryekëput mashtrues dhe banditesk në veprimt e tyre”, potencon ai.

Abazit tutje thekson se, kjo thirrje për Rezolutë është edhe formë e legjitimitet të Hashim Thaçiq në dialog nëpërmjet një deriçke të vogël.

Sipas tij, opozita është me qytetarët dhe qytetarëte kanë thënë fjalën e tyre me 29 shtator në Prishtinë.

E vetmja formë për të ecur para është që të shpallen zgjedhjet dhe të maten forcat në formë demorkatike, përndryshe kjo përbërje është jofunksionale dhe kjo Qeveri është Qeveri e pakicës e varur nga Lista Serbe që nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe është aty vetëm sa për të shpërforur buxhetin e taksapaguesve shqiptarë”, thotë Abazi.

Abazi përmend e rrahjen e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad vetëm pse kanë folur shqipt.

“Është e turpshme që sot kur në Novi Sad, janë rrahur dy të rinjë shqiptarë, njëri prej tyre po lufton për jetë, vetëm se kanë folur shqip, ndërsa në Kosovë, Lista Serbe me më pas se 3% të votuesve të mbaj peng fatin e 95% të popullatës, e kjo vetëm pse Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi duan të jenë në pushtet”, përfundon Haki Abazi.

Pas prezantimit të Draft-Rezolutës nga Qeveria, opozita ka dalë kundër duke thënë se nuk e mbështesin.

As LDK, Vetëvendosjese dhe Partia SocialDemokrate nuk do ta përkrahin këtë Rezolutë që sipas tyre është e mangët dhe nuk do të ofrojë kurrfarë zgjidhje.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, takimi është paraprë të mbahet të enjten në orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat