Veseli: Dialogu, mënyra e vetme e komunikimit mes popujve

Aktuale

Veseli: Dialogu, mënyra e vetme e komunikimit mes popujve

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 18:18
Kadri Veseli, gjatë një fjalimi në Forumin 2000 në Pragë të Çekisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një fjalimi në Forumin 2000 në Pragë të Çekisë, ku morën pjesë përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, theksoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në shumë fusha dhe avancimin e agjendës evropiane.

Duke folur rreth dialogut me Serbinë,  Veseli shprehu vizionin e Kosovës për paqe e bashkëpunim për t’i hapur rrugë integrimeve euro-atlantike për të dyja vendet, ndërsa përsëriti se me marrëveshjen finale, Kosova do të ketë vendin e vet në OKB, NATO dhe BE, e Serbia në anën tjetër do të vazhdojë agjendën e vet evropiane.

Veseli tha se populli në Kosovë ka ndërtuar për vite me radhë një komunikim të shëndoshë mes vete, duke mos i parë dallimet etnike e fetare si pengesë, por si vlerë e dobishme për ndërtimin e një shteti demokratik, të zhvilluar dhe për një të ardhme më të mirë.

Ndryshe, gjatë vizitës në Çeki, kryeparlamentari Veseli do të ketë takime të ndryshme, përfshirë kryetarin e Senatit çek, Milan Sht?ch.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat