Faton Abdullahu: Thaçi po bën aventurë politike, Veseli dhe Haradinaj po e ndihmojnë

Aktuale

Faton Abdullahu: Thaçi po bën aventurë politike, Veseli dhe Haradinaj po e ndihmojnë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 19:00
Faton Abdullahu

Ish këshilltari i ish-Kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, po e konsideron Presidentin Hashim Thaçi joserioz dhe si njeri që po bën lojëra politike.

Derisa ka debatuar për çështjen e dialogut në Info Magazine të Klan Kosovës, Abdullahu ka thënë se kjo politikë e kryesuar nga Presidenti Thaçi duhet mënjanuar ndonëse qasjen e tillë të tij e solli Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli.

”Askush nuk është kundër marrëveshjes, por të gjithë duhet të jenë kundër marrëveshjes e cila buron nga jolegjitimiteti”.

”Kjo gjendje duhet të mënjanohet dhe të vijnë raporte të reja”.

”Duhet ta ndalim aventurën politike të Presidentit Thaçi. Ai e thotë në mënyrë direkte se po e marrim Luginën e Preshevën, por s’do japim asgjë”.

”Kjo është joserioze”.

”Të gjitha i mohon, këtë mohim, këtë qasje të tij e ka ndihmuar Kuvendi i Kosovës, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj”.

”Ata janë vonuar e ky është rezultati”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat