"Thaçin më së miri po e kupton Vuçiqi" - Bota Sot
"Thaçin më së miri po e kupton Vuçiqi"

Aktuale

"Thaçin më së miri po e kupton Vuçiqi"

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 19:25
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuqiç

Faton Abdullahu, këshilltar i ish-kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se rezoluta për dialogun, vetëm do e vazhdojë agoninë të cilën qytetarët e Kosovës e kanë të pranishme tash e sa kohë.

Këto deklarime Faton Abdullahu i dha sot në Info Magazine, teksa konsideron se zgjidhja e vetme për të tejkaluar këtë gjendje politike, janë zgjedhjet.

”Është një rezolutë e cila vazhdon agoninë që e kemi të pranishme tash e sa kohë”.

”Qytetari tashmë e ka të qartë qasjen e tyre në raport me dialogun e po ashtu me ta”.

”Duhet shkuar sa më shpejt në zgjedhje në mënyrë që t’i tejkalojmë këto agoni që po kalojnë në mënyrë të padrejtë qytetarët tanë”.

”Kur opozita nuk e ka një pjesë të shumicës dhe nuk arrin të kalojë në pushtet, është dicka demokratike. Por, kur pozita nuk e ka shumicën dhe vazhdon me kokëfortësi, atëherë s’kemi të bëjmë me demokraci”.

Veç tjerash, Faton Abdullahu tha se Lista Serbe nuk ka pasur asnjëherë ndikim më të madh sesa në Qeverinë Haradinaj.

Sipas tij për idenë e çështes së kufijve i vetmi që po e kupton presidentin Hashim Thaçi është homoligu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.

”Kjo qeveri nuk e ka shumicën sepse atë mund ta bëjë vetëm përmes Beogradit zyrtar, mirëpo asnjëherë Lista Serbe – Beogradi zyrtar, nuk ka qenë më me ndikim se sa në këtë qeveri”.

”Ne po dyshojmë se presidenti po na jep shume material. Duket se më së miri ai që po e kupton presidentin Thaçi është zotri Vuçiq”.

”Presidenti duket se nuk e kupton. Ai fillimisht lë përshtypje se nuk kupton drejt. Ai po bën shaka me diçka shumë serioze”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...