Ky është lajmi i fundit për të riun shqiptar i sulmuar në Novi Sad

Aktuale

Ky është lajmi i fundit për të riun shqiptar i sulmuar në Novi Sad

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 19:41
Çlirim Maloku

(E plotësuar) - Çlirim Maloku, njëri nga dy personat e sulmuar në Novi Sad është jashtë rrezikut për jetën.

Lajmin për media e ka konfirmuar, Adem Berisha, nga shoqata ‘Amza e shqiptarëve në Serbi’.

Berisha ka thënë se Maloku ka pasur plagë në kokë, dhe pas intervenimit në spitalin lokal, është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Familja është njoftuar dhe ka arritur të flasë me Çlirimin.

I riu i dytë i sulmuar është lëshuar nga spitali, pas trajtimit mjekësor.

19 vjeçari nga Kosova që po lufton me vdekjen pas rrahjes në Serbi 

Shoqata e Shqiptarëve të Serbisë në Novi Sad, sot ka njoftuar se dy të rinj shqiptar janë sulmuar fizikisht në Novi Sad.

Sipas tyre të rinjtë shqiptarë janë sulmuar në mënyrën më brutale, madje njëri nga ta është në gjendje të rëndë.

Media mëson se personi që është në rrezik për jetë është Çlirim Maloku dhe është 19 vjeçar.

Çlirimi ka lëndime të rënda: frakturë të ashtit të kokës dhe gjakderdhje në tru. Ai është operuar në Qendrën Klinike të Vojvodinës dhe është duke luftuar me vdekjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat