Murati: Haptazi Thaçi tregoi se a do të mbijetojë Qeveria

Aktuale

Murati: Haptazi Thaçi tregoi se a do të mbijetojë Qeveria

Nga: G.B Më: 8 tetor 2018 Në ora: 20:11
Artan Murati

Hulumtuesi nga KDI, Artan Murati ka komentuar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj për idenë e korrigjimit të kufijve, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se haptazi presidenti ka treguar se a do të mbijetojë qeveria dhe ka treguar se kush e udhëheq kënd apo çka.

Postimi i tij i plotë:

“Jam i sigurt se kryeministri ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat dhe qëndrimet e tij rreth dialogun, pa dialog nuk ka të ardhme atlantike për Kosovën. Tek e fundit që pozitat tona nuk janë të përhershme, kryeministrat dhe presidentet mund të ndërrohen, shkojnë e vijnë, gjithsesi mund të ndërrohen ata që nuk korrigjohen”.

Kështu paska thënë Presidenti Thaçi sot. Haptazi, tregon a do te mbijetoje Qeveria. Kjo tregon edhe një here si janë balancet politike në vend, e kush udhëheq me kënd/çka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat