Pacolli: Serbia duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunë - Bota Sot
Pacolli: Serbia duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunë

Aktuale

Pacolli: Serbia duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 23:43
Behgjet Pacolli

Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli ka marrë me shqetësim lajmin për rrahjen e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad.

“Ne si ministri jemi duke bërë përpjekje qoftë direkt, përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, qoftë edhe përmes kanaleve ndërkombëtare, të ndihmojmë në ofrimin e ndihmës për viktimat e këtij rasti, si dhe të ndërhyjmë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Me shqetësim të thellë mora lajmin për sulmin ndaj dy të rinjëve shqiptarë në Novi Sad ku njëri nga të sulmuarit i cili është Çlirim Kamber Maloku (1999), bashkë me shokun e tij po ashtu 19 vjeçar, është rrahur brutalisht dhe ndodhet në njërin nga spitalet e Novi Sadit dhe po lufton me jetën.

Ne si ministri jemi duke bërë përpjekje qoftë direkt, përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, qoftë edhe përmes kanaleve ndërkombëtare, të ndihmojmë në ofrimin e ndihmës për viktimat e këtij rasti, si dhe të ndërhyjmë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Serbia duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunë. Ne e dënojmë ashpër këtë aktë dhune dhe kërkojmë që autorët të sillen para drejtësisë. Urojmë shërim sa më të shpejt!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...