Shantazhet e Thaçit dhe loja me qytetarët: Presidenti s’ka kompetenca përtej Kushtetutës!

Aktuale

Shantazhet e Thaçit dhe loja me qytetarët: Presidenti s’ka kompetenca përtej Kushtetutës!

Nga: N.Sh Më: 9 tetor 2018 Në ora: 10:02
Hashim Thaçi

Analisti politik, Fadil Lepaja, pohon se, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po përpiqet me imponua kompetencat përtej kushtetutës.

Lepaja thekson se, presidenti Thaçi nuk ka kompetenca për me marrë asnjë qëndrim jashtë vendimeve të parlamentit dhe Qeverisë.

Spas tij, loja e Thaçit me qytetarët e Kosovës Lindore është jo humane.

Më poshtë, ua sjellim shkrimin e Lepajës:

PA SHANTAZHE DHE ME IDE REALE

Presidenti, përmes lojës me konferenca dhe me përgjegjësitë e tij, po përpiqet me i imponue kompetencat , përtej kushtetutës aktuale.

Presidenti, nuk ka kompetenca me marrë asnjë vendim apo me shprehë asnjë qëndrim jashta vendimeve të parlamentit apo qeverisë. Ai vetëm e përfaqëson republikën.

Shantazhi publik që po i bënë qeverisë, përkatësisht kryeministrit por edhe koalicionit qeverisës, llogaritë në opozitën e cila sipas tij me çdo kusht do të pranonte zgjedhje të reja në këtë fazë.

Loja me emocionet e qytetarëve të Luginës është jo humane dhe politikisht paraqet promovim të agjendës anti evropiane.

Gjithçka çka institucionet e Kosovës, mund të bëjnë aktualisht për qytetarët e Luginës së Preshevës, pa devijue nga parimet themelore të procesit euro-atlantik të integrimeve dhe pa hy në kaos, është insistimi në ngritjen e çështjes së asociacionit për komunat shqiptare në Serbi, duke themeluar edhe komuna të tjera, identik me të drejtat që po negociohen për serbët e Kosovës.

Presidenti, në këtë rast, do të ishte mirë që me Vucicin, të provoj të e ngris këtë çështje dhe të e bëjë pjesë të bisedimeve, nëse për diçka të tillë ka autoritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat