Serbia se pari te korrigjoj gjuhen e pastaj kufirin. Para hundëve të OSBE-së fyhen shqiptarët si në kohën e Miloshevicit?!

Aktuale

Serbia se pari te korrigjoj gjuhen e pastaj kufirin. Para hundëve të OSBE-së fyhen shqiptarët si në kohën e Miloshevicit?!

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 11:30
Foto

Sulmin i fundit ndaj dy të rinjëve shqiptarë në Novi Sad ku njëri nga të sulmuarit i cili është Çlirim Kamber Maloku (1999), bashkë me shokun e tij po ashtu 19 vjeçar, është rrahur brutalisht dhe ndodhet në njërin nga spitalet e Novi Sadit dhe po lufton me jetën, ka shkaktuar shqetesim te madh jo vetme nder qyteret shiptar ne Serbi por edhe ne Kosove.

Lideret nga Lugina e Preshevës kane kerkuar qe  qe Serbia nesd everte ka ndermend te jete nje dite anetare e BE-së ajo duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunë. Ata kane dënuar ashpër këtë aktë dhune dhe kërkojne që autorët të sillen para drejtësisë.

Vec sulmeve, dhune sfdizike nga vandalet serbe, urrejtja e serbeve ndaj shqipatreve vazhdon fatkeqesisht edhe ne medioat serbe edhe ate para hunfdeve te OSBE-së ne Beograd.?!, shkruan 

Serbia si mud te korrigjoj kufriin me Kosoven, kur ajo s’eshte ne gjendje te korrgjoj gjuhen poshteruese ndaj shqiptareve ?!

Dy organizatat botërore që përkujdesen për gazetarët dhe lirinë e shtypit në botë, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (The International Federation of Journalists) (IFJ) në Bruksel dhe “Reporterët pa kufij” (RSF) kanë dënuar gjuhën e urrejtjes në mediet e Serbisë.

Sipas Ernest Sagaga, shef i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) për Evropën dhe Olivier Basile, përgjegjës i “Reporterët pa kufij” për Evropën me seli në Bruksel, nga Beogradi kanë kërkuar që mediet serbe të ndalin fyerjet ndaj shqiptarëve me termin “siptari”, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Sipas Sagaga nga IFJ, “fjalori i urrejtjes dhe i fyerjeve i takon së kaluarës. Gjuha fyese nga koha e diktatorit serb Millosheviç si “Siptari” duhet të hiqet nga mediat serbe, ndryshe nuk i bën mirë vetë Serbisë, e cila po bëhet gati t’i bashkëngjitet familjes së madhe Evropiane, BE-së”.

Lidhur me këtë edhe Organizata Ndërkombëtare e Gazetarëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë-AGSHZE (Association Internationale des Journalistes Albanais en Suisse et en Europe-AJASE) para ca ditësh i është drejtuar OSBE-së në Vienë dhe Beograd, duke kërkuar që të përdorin atutoritetin e tyre duke ndalur urrejtjen dhe racizmin në faqet e medieve serbe duke fyer shqiptarët me “siptari”.

Edhe përfaqësuesit e një organizatë me emrin EBART përmes nje raporti kanë konstatuar se pas vizitës se kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Beograd dhe Preshevë, në mediet serbe shqiptarët janë fyer mbi 40 herë me termin “siptari” ?!

Përfaqësuesi i medieve shqiptare, gazetari nga “Presheva Jonë” , njëherësh kryetar i AJASE në fjalimin e tij në sesionin e IFJ mbajtur në Bruksel në mesin e vitit të kaluar ka tërhequr vërejtjen se “mediet në Shqipëri, Kosovë e Preshevë, sikur anembanë Ballkanit, janë në një gjendje të vështirë ekonomike dhe politike, për çka edhe ju mungon pavarësia mediatike”.

Në mesin e 180 vendeve, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, por edhe Kosova e Shqipëria mbeten të fundit. Pas rënies së regjimit diktatorial të Milosheviçit, i cili ishte armiku numër një i mediave në Kosovë e Serbi shumë analistë menduan se me të ikën edhe ditët e zeza për mediet. Por, sipas kryetarit të AGSHZE-së, elementët e këtij regjimi të gjuhës se urrejtjes, racizmit dhe fyerjeve ende kanë mbetur sidomos në mediet serbe.

“Themi kështu sepse përkundër pranisë së OSBE-së në Beograd, shtypi serb vazhdon të fyejë e etiketoj shqiptarët ne Luginën e Preshevës dhe shqiptarët në përgjithësi duke përdorur ende gjuhën e Millosheviçit si “siptari”, “Kosovo i Metohija”, “kosmet”, “terroristi”, “vehabisti”, “islamist” etj..” ka pohuar në Bruksel kryetari i AGSHZE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat