Pacolli në Armeni i shtron kërkesën për njohje përfaqësuesit të Seychelles në Organizatën e Frankofonisë

Aktuale

Pacolli në Armeni i shtron kërkesën për njohje përfaqësuesit të Seychelles në Organizatën e Frankofonisë

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 11:35
Behgjet Pacolli dhe Sylvestre Radegonde

Në kuadër të punimeve të Konferencës së Frankofonisë, e cila po i zhvillon punimet në kryeqytetin armen, Jerevan, ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka takuar përfaqësuesin e Republikës së Seychelles, në Organizatën e Frankofonisë, me të cilin ka diskutuar për gjetjen e mundësive për krijimin e hapësirave të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe ka kërkuar njohjen e Republikës së Kosovës.

“Pata kënaqësinë të takojë përfaqësuesin e Republikës së Seychelles në këtë organizatë, Ambasadorin, Sylvestre Radegonde. Me ambasadorin Radegonde  biseduam për gjetjen e mundësive për krijimin e hapësirave të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona. Po ashtu ambasadorit Radegonde i shpreha kërkesën tonë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Në ditët në vijim, me qëllim të diskutimit më të hollësishëm të këtyre temave, pres ta takojë edhe me Ministrin e Jashtëm të këtij shteti”, ka thënë Pacolli.

Në margjina të kësaj ngjarje të rëndësishme me karakter ndërkombëtar, Pacolli, pritet të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me homologë të tij, që po marrin pjesë në këtë takim, me qëllimin e shqyrtimit të mundësive për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit reciprok në mes dy vendeve si dhe prezantimit të kërkesës për mbështetjen e subjektivitetit dhe integrimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat