Komisioni kërkon sqarime pse u largua nga gara Fadil Ismajli për ZRRE

Aktuale

Komisioni kërkon sqarime pse u largua nga gara Fadil Ismajli për ZRRE

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 12:17
Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal

Në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal sot me një debat të nxehtë është shqyrtuar Propozim - vendimi i Qeverisë për kandidatët për kryesues të Bordit të ZRRE-së.

Anëtarët e partive opozitare nuk e kanë përkrahur raportin e Qeverisë me propozime, sepse sipas tyre është komprometuar dhe të hiqet nga rendi i ditës.

Me shumicë votash u vendos që deri në mbledhjen e ardhshme të jap një sqarim Qeveria përse është larguar kandidati i tretë prej garës.

Qeveria ka propozuar Bekim Jakupin dhe Petrit Pepajn për kryesues, ndërsa ka hequr kandidatin e tretë Fadil Ismajli nga gara, për çka nuk janë pajtuar deputetët e opozitës, Mimoza Kusari, Dardan Sejdiu dhe Hykmete Bajrami.

Anëtarja e Komisionit Mimoza Kusari Lila ka thënë se nuk mund të procedohet për bordin e ZRRE pa sqarime shtesë nga Qeveria, e cila propozoj të hiqet nga rendi i ditës.

Deputeti Dardan Sejdiu ka shfaqur brengën si mund të hiqet nga lista Fadil Ismajli i cili ka pasur më së shumti pikë.

Kjo sipas tij është komplet shpërfillje.

Kryeministri ka dërguar një letër dhe deri në një përgjigje konkrete kjo pikë të mos trajtohet fare nga Komisioni. Anëtari Muharrem Nitaj mendon se duhet të procedohet me këtë rendë të ditës dhe nuk ka shkelje ligjore në këtë rast.

Sala Berisha Shala kryetare e Komisionit ka thënë se për këtë propozim të Qeverisë janë korrekt me ligjin. Ajo tha se më e dëmshme është që të vazhdojë  vakuumi institucional në ZRRE.

 Dardan Sejdiu tha asnjë pikë të përbashkët nuk e ka me Fadil Ismajlin, por tha se duhet respektuar procesin ku i prinë Ismajli dhe për një garë të kualifikuar.

Anëtarja Hykmete Bajrami ka thënë se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve duhet të  respektohet sepse Qeveria ka nënshkruar një memorandum me britanezët për profesionalizëm. Edhe deputeti Veton Berisha ka kërkuar që deri në një mbledhje tjetër të bëhet një saqrim nga Qeveria e Kosovës për bordin e ZRRE. Në komision është shqyrtuar dhe votuar raporti me amendamente për Projektligjin nr.06/L-033 për Produkte të Ndërtimit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat