Përplasja për veteranët, Haradinaj ia përmend Rognerin Thaçit - Bota Sot
Përplasja për veteranët, Haradinaj ia përmend Rognerin Thaçit

Aktuale

Përplasja për veteranët, Haradinaj ia përmend Rognerin Thaçit

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 15:25
Haradinaj dhe Thaçi

Kryeministri Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur Presidentin Hashim Thaçi edhe rreth numrit të veteranëve. Pasi Thaçi tha se në luftë kanë qenë jo më shumë se 15 mijë pjestarë, Haradinaj i përmendi qëndrimin në hotelin “Rogner” në Tiranë, gjatë luftës.

“A i ka numru edhe ata që kanë qenë në Rogner”, tha kryeministri  Haradinaj gjatë konferencës kur u pyet rreth shifrave të veteranëve që i dha dje Presidenti Thaçi.

E Thaçi ka thënë se nuk kanë qenë më shumë se 15 mijë pjestarë të UÇK-së, deklaratë kjo që bjen ndesh me atë që thotë kryeministri Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit ka përsëritur se qëndron pas deklaratës së tij se kanë qenë rreth 50 mijë pjesëmarrës në UÇK.

Haradina tha  se askush nuk mund t’ia mësoj atij se si ka qenë lufta në terren, duke aluduar se Presidenti Thaçi gjatë kësaj periudhe ka qëndruar në hotelin “Rogner” në Tiranë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera