Esat Geci ka publikuar një foto te presidentit Rugova me stafin e tij në pjesën veriore të Mitrovicës, ku edhe ai ishte pjesë e atij stafi.
Geci shkruan në Facebook se, përderisa “patriotët” e sodit iu duket patriotizëm të vizitosh atë pjesë të Kosovës, presidenti Rugova e vizitonte vetëm me stafin dhe njerëzit e tij pas pasur nevojë për të tjerë.
Postimi i plotë:
Një foto në zgjedhjet e para lokale në Mitrovicë ku presidenti Rugova dhe ne si staf i tij ishim matanë urës së Ibrit, kur në mënyrë madhështore na priten. Me ne ishte I ndjeri Faruk Spahiu dhe nënkryetari i asaj kohe, e këta patriotët e sotit pas 20 viteve iu duket patriotike që të dalësh në atë anë të Kosovës ku këta sot që po shesin patriotizëm e ndan atë pjesë, por presidenti Rugova e vizitonte vetëm me stafin dhe njerëzit e tij pa pas nevojë për të tjerë. Në këtë foto jemi stafi i afërt i Rugovës, nder ta isha dhe unë me koleget e mi të respektuar dhe Kryetari Spahiu dhe nënkryetari.