Veseli: Shtëpia e bacës Hamit ishte bazë e fuqishme e lëvizjes ilegale

Aktuale

Veseli: Shtëpia e bacës Hamit ishte bazë e fuqishme e lëvizjes ilegale

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 21:39
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen Avdiu për ndarjen nga jeta të Hamit Avdiut, ku ka vlerësuar se “burrat si baca Hamit i shërbyen atdheut pa kursyer asgjë dhe pa u lëkundur asnjëherë nga rruga e lirisë”.

“Mora lajmin për vdekjen e Hamit Avdiut. Që nga vitet ‘80 të shekullit të kaluar, shtëpia e bacës Hamit ishte bazë e fuqishme e lëvizjes sonë ilegale për lirinë e Kosovës. Burrat si baca Hamit i shërbyen atdheut pa kursyer asgjë dhe pa u lëkundur asnjëherë nga rruga e lirisë. Prandaj, gjithmonë do t’i kujtojmë e nderojmë me respekt e krenari. Ngushëllime familjes Avdiu, miqve dhe gjithë atyre që paten rastin ta njohin bacën Hamit!” ka shkruar Veseli në letrën ngushëlluese për familjen Avdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat