Deputeti i LDK-së godet krerët e shtetit: Një Kosovë e Anton Çetës, Bekim Fehmiut e Ibrahim Rugovës, erdh dita me të udhëheq Thaçi e Haradinaj

Aktuale

Deputeti i LDK-së godet krerët e shtetit: Një Kosovë e Anton Çetës, Bekim Fehmiut e Ibrahim Rugovës, erdh dita me të udhëheq Thaçi e Haradinaj

Nga: N.H Më: 9 tetor 2018 Në ora: 22:30
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Deputeti I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar krerët e shtetit, me theks të veçantë Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn për polemikat e fundit mes këtyre dyve.

Avdyli thotë se një Kosovë e Dervish Rozhajës, Anton Çetës, Bekim Fehmiut, Jusuf Gërvallës, Ibrahim Rugovës, Fehmi Aganit, Esat Stavilecit e mijëra intelektualëve eminent që patëm, na erdh dita që me të udhëheq Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj, përcjell "Bota sot".

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se derisa Ramushi akoma ka interes për Kosovën, Hashimi shkel edhe Kosovën për interes personal.

“Keq je katandisë moj Kosova ime. Një Kosovë e Dervish Rozhajës, Anton Çetas, Bekim Fehmiut, Jusuf Gërvallës, Ibrahim Rugovës, Fehmi Aganit, Esat Stavilecit e mijëra intelektualëve eminent që patëm na erdh dita me mbërri që me të udhëheq Hashim Thaqi e Ramush Haradinaj. Njëri për lisa , tjetri për fshisa. Të dytë të pazotë e të papërgatitur për tè qenë burrështetas. Por, derisa Ramushi akoma ka interes për Kosovën, Hashimi shkel edhe Kosovën për interes personal”, ka shkruar Avdyli, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat