Pacolli: Putinin e njoh shumë mirë, kemi punuar së bashku

Aktuale

Pacolli: Putinin e njoh shumë mirë, kemi punuar së bashku

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 23:04
Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka thënë se deklaratat se presidenti rus, Vladimir Putin është njeri i mirë i kishte me ironi.

Ai ka thënë se kanë punuar së bashku në kohën kur Putin ishte nënkryetar i Saint Petersburgut.

“Putinin e njoh shumë mirë, shumë mirë… në kohën kur ka qenë ende nënkryetar i Saint Petersburgut. Atje kam bërë disa projekte të mëdha dhe e kam takuar shumë herë, shumë herë. Ai me njeh shumë mirë, e njoh shumë mirë. Nuk janë vetëm takime që kemi bërë bashkë po edhe kemi punuar bashkë. Ai e ka përfaqësuar qytetin e tij e unë isha klient”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat