Mbahet takimi për themelimin e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm - Bota Sot
Mbahet takimi për themelimin e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm

Aktuale

Mbahet takimi për themelimin e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 07:15
Kuvendi

Në Kuvendin e Kosovës sot mbahet takimi për themelimin e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm do të jetë grup-jo-formal i Kuvendit në të cilin do të përfshihen: kryetarët e komisioneve parlamentare dhe deputetë të tjerë të interesuar, Sekretariati i Kuvendit, udhëheqësit e Agjencive Zhvillimore të Kombeve të Bashkuara në Kosove, përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Agjencia e Statistikave, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera vendore dhe ndërkombëtare, që në të ardhmen do të mund të jenë të interesuar për përfshirje.

Qëllimi kryesor i Këshillit është të bashkojë parlamentarët dhe përfaqësuesit e tjerë institucionalë, organizatat ndërkombëtare dhe institutet – organizatat e shoqërisë civile, për t’u koordinuar për një aksion të përbashkët në arritjen në Kosovë të 17 objektivave zhvillimore, të njohura si Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZhQ-të) apo Agjenda 2030.

Më 25 janar 2018 Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar unanimisht Rezolutën 06-R-001 mbi adoptimin e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë.

Këshilli do t’i koordinojë proceset ndër-institucionale drejt zbatimit të Rezolutës dhe do të udhëhiqet nga kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Besa Baftiu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...