Haradinaj takon ambasadorët e Quint-it: Jemi në rrugën e duhur për vizat

Aktuale

Haradinaj takon ambasadorët e Quint-it: Jemi në rrugën e duhur për vizat

Nga: A.M. Më: 10 tetor 2018 Në ora: 10:46
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorët e Quint-it dhe shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se  janë pajtuar që Kosova është në rrugën e duhur për marrjen e liberalizimit të vizave dhe se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe menaxhimi efektiv i migrimit duhet të jenë prioritare.

Postimi i plotë:

Sot, në takimin me ambasadorët e Quint-it dhe shefen e BE-së në Kosovë, u pajtuam se vendi ynë është në rrugën e duhur për marrjen e liberalizimit të vizave dhe se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe menaxhimi efektiv i migrimit duhet të jenë prioritare. Përkrahja e shteteve mike nuk ka munguar asnjëherë dhe së bashku po punojmë në realizimin e synimeve tona për konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit drejt të ardhmes sonë euro-atlantike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat