Fjalët e Mesiq pas vdekjes së Rugovës: Shqiptarët humbën udhëheqësin e tyre!

Aktuale

Fjalët e Mesiq pas vdekjes së Rugovës: Shqiptarët humbën udhëheqësin e tyre!

Nga: N. Sh Më: 10 tetor 2018 Në ora: 13:32
Stipe Mesiq dhe Dr. Ibrahim Rugova

Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, pas vdekjes së presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ai kishte deklaruar se shqiptarët e humbën udhëheqësin e tyre, politika e matur e të cili ishte kruciale në momentin kyç politik në të cilën po futet Kosova, transmeton gazeta “Bota sot”.

Mesiq i cili ishte takuar shpeshherë me Dr. Ibrahim Rugovën kishin një miqësi të përkryer dhe lidhje të mira si dy president të cilët e fituan paqen ndaj armikut të njëjtë, atij serb.

Mesiq, në deklaratën e tij shpreson që përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të Kosovës do të dinë që ta vazhdojnë rrugën e nisur nga presidenti Rugova, duke marrë vendime të qarta për popullin e Kosovës.

“Shqiptarët e Kosovës me vdekjen e Ibrahim Rugovës, kanë humbur udhëheqësin e tyre, politika e matur e të cilit ishte kruciale në momentin kyç politik në të cilin po futet Kosova. Shpresoj dhe besoj së përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve të Kosovës do të dinë ta vazhdojnë rrugën e nisur nga ai, duke marrë vendime të qarta për popullin e Kosovës, por duke i ikur ekstremizmit të mundshëm i cili do të ndalonte arritjen e qëllimeve të nisura", ishte deklaruar Mesiq, miku i shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat