Pacolli tregon se kush është prioritet kryesor i Kosovës

Aktuale

Pacolli tregon se kush është prioritet kryesor i Kosovës

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 14:34
Behgjet Pacolli dhe Zaki Anawar Nusseibeh

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli është takuar me ministrin e Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zaki Anawar Nusseibeh, me të cilin diskutoi për avancimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat me fokus.

Bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve ka të bëjë me shkëmbimin e përvojave dhe në zhvillim ekonomik, si dhe mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe agjendën multilaterale.

“Interpoli vazhdon të jetë prioriteti ynë kryesor”, shkruan kryediplomati kosovar në një status në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat