Ish ushtari i Ramush Haradinajt, Shqiprim Lika, e ka gjetur emrin e tij në listat e veteranëve “mashtrues” dhe kjo e ka lënduar atë shumë.
Ai në një emision televiziv ka treguar disa ngjarje nga lufta. Lika pohon se ka luftuar në Zonën e Dukagjinit dhe se ka qenë ushtar i Ramush Haradinajt, tash kryeministër, përcjell “Bota sot”.
Ai tregon se gjatë kohës së luftës në front, kishte ngrënë bari për shkak se nuk kishin ushqim tjetër.