Gucati flet për procesin në kthimin zero të listave të veteranëve

Aktuale

Gucati flet për procesin në kthimin zero të listave të veteranëve

Nga: D.RR Më: 10 tetor 2018 Në ora: 17:23
Hysni Gucati

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka dhënë një prononcim për “Bota sot” lidhur me takimin e tij dhe anëtarëve të tjerë zë kryesisë së OVL me presidentin Thaçi.

Ata kanë kërkuar që procesi i veteranëve të kthehet në pikën zero, e kjo po bëhet sipas Gucatit për arsye të spekulimeve të shumta me këto lista.

Image
Hysni Gucati

“Kryesia e organizatës së veteranëve ka kërkuar që rasti me listat e veteranëve të kthehet në pikën zero për arsye të spekulimeve që janë bërë dhe që është diskutuar shumë. Ne kemi kërkuar tash që kjo të kthehet në pikën zero i gjithë verifikimi”, është shprehur për “Bota sot”, Gucati.

Ai thotë se kanë marrë mbështetje nga presidenti për këtë kërkesë.

“Ne nga presidenti kemi marrë mbështetje që vendimin e kryesisë së OVL të bëhet sa më shpejtë sepse është në të mirë të vendit”, ka thënë tutje kryetari i OVL.

OVL  ka kërkuar që të bëhet një amnisti dhe pastaj të kthehet në pikën zero, ashtu si në shtetin e Kroacisë. Madje, Gucati pohon se kanë monstra nga Kroacia për këtë proces.

“Ne fillimisht kemi kërkuar që të bëhet një amnisti dhe pastaj të kthehet në pikën zero. Kjo ka ndodhur edhe në shtetin kroat, ku ne kemi marrë monstra nga Kroacia, e kjo ka ndodhur edhe në vende të tjera”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat