Hoxhaj: Nëse BE-ja nuk miraton heqjen e vizave në fund të vitit, nuk kemi asnjë arsye që t’i besojmë më

Aktuale

Hoxhaj: Nëse BE-ja nuk miraton heqjen e vizave në fund të vitit, nuk kemi asnjë arsye që t’i besojmë më

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 18:09
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, njëherësh edhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në një intervistë për Telegrafin ka folur për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai ka theksuar se çështja kryesore tash është se si ti bindim disa nga kryeqytet kryesore të BE-së rreth kësaj çështje.

“Tash e tutje varet kredibiliteti i BE-së ndaj Kosovës dmth sa është fer BE-ja ndaj Kosovës. Nëse nuk ka vendim në fund të vitit atëherë unë mendoj se nuk kemi asnjë arsye që ti besojmë BE-së për asnjë gjë”, tha Hoxhaj, duke theksuar se beson që në dhjetor do të ketë vendim pozitiv rreth këtij procesi.
Hoxhaj ka folur edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme në PDK-së i cili zyrtarisht do të nis sot.

Ai ka theksuar se ende nuk dihet nëse do të ketë kandidatë të tjerë përpos Kadri Veselit për të parin e PDK-së.

“Besoj që mund ta dimë tek në dhjetor se a mund të ketë kandidatë të tjerë për të parin e PDK. Aktualisht do të kemi zgjedhje në nivel të nëndegëve, degëve, strukturat e partisë në nivel nëndegëve dhe degëve e tek pastaj mund të mbahet Konventa Zgjedhore e partisë”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka shtuar se gjatë verës janë anëtarësuar mbi 20 mijë të rinj dhe të reja në PDK.

Nënkryetari i PDK-së, ka shtuar se PDK duhet të hapet dhe të ndryshohet

“Qasja jonë është se PDK-ja duhet ta ketë një souftver të ri, PDK duhet të hapet dhe të ndryshohet”, tha Hoxhaj, duke theksuar se nuk ekziston asnjë problem në PDK. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat