Hajredin Kuqi për Konventën e PDK-së: Garë vlerash që do ta fuqizojë partinë

Aktuale

Hajredin Kuqi për Konventën e PDK-së: Garë vlerash që do ta fuqizojë partinë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 18:29
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuqi

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuqi, zyrtarisht ka hapur zgjedhjet e brendshme në Partine Demokratike të Kosovës.

Në një fjale rasti në konventën e kësaj partie për hapjen e zgjedhjeve, Kuqi  vlerësoi lart punën 19 vjeçare të PDK-së.

“Nëse shohim 19 vjet pas shohim vendime të mira për Kosovën, si lirinë, pavarësinë, demokracinë dhe shtetformimin. Sot 19 vjet me pas dalim ballë hapur përballë qytetarëve të Kosovës, të qëndrueshëm dhe të vëmendshëm për kërkesat edhe përballë partnerëve ndërkombëtarë”.

“Sot jemi më të pjekur se kurrë. I dimë kërkesat e popullit dhe ashtu do të reflektojmë. I dimë synimet tona të punojmë në dobi të qytetarëve të Kosovës. Sot zyrtarisht po i fillojmë zgjedhjet në PDK, një  moment ku duhet të reflektojmë për vizionin tonë për qytetarët tonë, për vendin tonë të dashur”.

Kuqi u shpreh optimist për procesin e brendshëm zgjedhor, për të cilin tha se do të sjellë kuadro të reja dhe energji të re.

“Duke njohur mire PDK-në ky proces do të shërbejë për ngritjen e PDK-së, do të jetë një garë vlerash dhe një moment reflektimi. Në fund të këtij procesi besoj shume se fituese do të dalë PDK-ja, Kosova dhe gjithë qytetarët e këtij vendi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat