Pacolli: Benini mbështet fuqishëm Kosovën në Interpol

Aktuale

Pacolli: Benini mbështet fuqishëm Kosovën në Interpol

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 18:36
Behgjet Pacolli dhe

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli është takuar me ministrin e Jashtëm të Beninit, Aurelien Agbenonci, i cili ia ka rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme të Beninit për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Republika e Beninit fuqishëm pro Kosovës në Interpol.

Takim jashtëzakonisht i frytshëm në Jerevan, me ministrin e jashtëm të Beninit Aurelien Agbenonci. U rikonfirmua mbështetja e fuqishme e Beninit për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organixatat tjera ndërkombëtare. Homologu im do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë gjatë muajit tetor, gjatë së cilës do të nënshkruajmë marëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve tona.

Benini, gjithashtu është duke e shqyrtuar edhe mundësinë e hapjes së ambasadës së parë të një shteti afrikan në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat