PDK nis zgjedhjet e brendshme, Kadri Veselin e quajnë kryeministër të ardhshëm

Aktuale

PDK nis zgjedhjet e brendshme, Kadri Veselin e quajnë kryeministër të ardhshëm

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 19:30
Kadri Veseli

Partia Demokratike e Kosovës ka hapur procesin e zgjedhjeve të brendshme. U tha se kjo parti ofron mundësi për të gjithë që duan të punojnë. Ndërkohë ata që folën, Kadri Veselin e quajtën kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Sipas tyre, 20 mijë të rinj janë anëtarësuar në këtë parti për vetëm pak muaj. Ndërkohë, Veseli dërgoi një mesazh atyre që kanë braktisur këtë parti dhe foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Në konventën e kësaj partie ku u bë hapja e zgjedhjeve të brendshme, ku edhe shënohet 19-vjetori i themelimit të PDK-së, e falënderuan presidentin aktual Hashim Thaçin, ish-kryetarin e kësaj partie, për punën e bërë dhe thanë se zgjedhjet do të jenë demokratike.

Konventën e hapi Hajredin Kuqi në emër të kryesisë së PDK-së, ku tha se partia është themeluar nga burrat dhe gratë më të mira të vendit, nga prijës të luftës dhe lirisë e edhe nga intelektualët, me qëllim të demokratizimit të Kosovës.

Ai ka falënderuar të gjitha, madje edhe kundërshtarët duke thënë se u ndihmuan që të ecin para.

Kuqi: Gjithë proceset kanë emrin e PDK-së

“Nëse shohim 19 vite pas, do të shohim vendime të mëdha dhe të mira për Republikës së Kosovës, siç janë liria, pavarësia, demokratizimi, shtetformimi, zhvillimi dhe hapërimi krah kombeve të botës së qytetëruar. Dhe më lejoni të them se gjithë këto procese kanë emrin e udhëheqësve tonë, kanë emrin e PDK-së, kanë mundin dhe djersën tonë dhe të secilit aktivist dhe mbi të gjitha kanë vulën e kontributit të PDK-së si prijetarë e këtyre proceseve. 19 vite pas, dalim ballëhapur te qytetarët e Kosovës dhe dalim të qëndrueshëm, të guximshëm dhe vëmendshëm edhe para partnerëve tanë, për kërkesat”, tha ai.

Tha se PDK është pjekur nga gabimet e të tjerëve dhe të sajat dhe se sipas tij, i dinë kërkesat e popullit dhe kanë punuar e punojnë për to.

Ai tha se PDK-në e sheh si Prishtinë që është kryeqytet, PDK-ja sipas tij, është kryepartia e Republikës së Kosovës.

Dekadën e Re, ai dhe të tjerët e quajtën bashkëdyzim i përvojave së kaluar dhe energjive të reja. Ndërkohë tha se zgjedhjet në PDK janë zgjedhje për të ardhmen e vendit.

Ndërsa, Valdete Idrizi që ishte kandidate për kryetare e komunës së Mitrovicës nga radhët e kësaj partie, tha se nuk e kishte pranuar lehtë ftesën që të jetë pjesë në këtë parti.

Idrizi shpjegoi gjatë punët që ka bërë paraprakisht në jetë, e tha se PDK i ofroi mundësi dhe hapësirë asaj dhe gjithë atyre që duan të punojnë.

Sipas saj, PDK respekton mendimin ndryshe.

Idrizi: Veseli do të jetë kryeministër i Kosovës

“Siç duket do të jem kryetare e Mitrovicës, kur Kadri Veseli do të jetë kryeministër i Kosovës, siç e tha edhe z. Kuqi”, tha ajo.

Ndërsa, tashmë ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Uran Ismaili tha se nuk dyshuar asnjëherë se një grup i vogël e i përkushtuar, ia del të arrijë gjëra të mëdha.

Foli edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që sipas tij, janë krenaria e të gjithëve.

Ismaili: Askush nuk jep më shumë për Kosovën sesa PDK

“Dekada e Re është fryma e PDK-së ku gërshetohet përvoja dhe energjia, ku mosha dhe gjinia nuk kanë rëndësi, por atdhedashuria, integriteti, kapaciteti moral, patriotik e intelektual, janë faktor që na bashkojnë, asnjë parti më shumë se PDK nuk ka dhënë dhe nuk jep për Kosovë”, ka thënë Ismaili.

Kreu aktual i kësaj partie, Kadri Veseli tha se kanë qenë të sulmuar nga shumëkush, edhe nga të mirët e edhe nga ata që asgjë nuk kanë bërë për vendin.

Sipas tij, nuk do ndalën asnjëherë, para asgjëje.

E dha një mesazh për ata që ikën nga kjo parti.

Veseli: Ata që ikën dhe e shfrytëzuan partinë, nuk ka kthim mbrapa

“Kemi toleruar individë të caktuar edhe të na shfrytëzojnë, e të na dëmtojnë. Shumë nga ta janë larguar nga ne, duke e paraqitur veten si njerëz të mirë dhe viktima të partisë, ndonëse ishin përfitues për veten dhe dëmtues për partinë dhe vendin. Të tillët, mirë kanë bërë që na janë larguar. Por, më mirë do të ishte sikur ne të ndaheshim me kohë prej tyre. Dhe nëse të tillët tentojnë të gjejnë strehim te ne, nuk do t’i tolerojmë”, ka thënë Veseli.

Ai ka deklaruar se dëmtimi më i madh që po i bëhet vendit është korrupsioni dhe premtoi se do e luftojnë.

Tha se kush godet simbolet e Kosovë kodet vetëm kombin tonë.

Kur foli për raportet me Serbinë, tha se është koha për mençuri e maturi.

Veseli: Do të dialogojmë me Serbinë në vend të luftës

“Pra, ne po paguajmë ende çmim për lirinë tonë, ndërsa krimet ndaj popullit tonë nuk po ndëshkohen. Kjo nuk është e pranueshme për ne, as e kuptueshme si logjikë. Por, si realitet, ne e kuptojmë çmimin e shtetit tonë. Do të shkojmë të dialogojmë me Serbinë, në vend të opsionit të luftës. Por, Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Dhe, ne duhet të jemi të bashkuar. Sepse, Kosova është e të gjithëve.  Ne shkojmë në fazën finale të Dialogut, për njohjen reciproke, ulësen në OKB dhe anëtarësimin në NATO dhe BE. Dhe, PO.... askush të mos e çojë nëpër mend se Flamuri i Kosovës nuk do të valëvitet në Boletinin e tribunit tonë dhe në tërë Kosovën”, tha ai.

Paralajmëroi Vetingun dhe dënimin e krimeve të komunizmit jugosllav në Kosovë.

Tha se Dekada e Re është e shkencës dhe inovacionit, dekada e ekonomisë prodhuese, dekada e kalimit në vend me kapitalizëm modern. Dekadë të shëndetësisë efektive e quajtën e edhe të arsimit të mirëfillt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat