Ruairi O’Connell: Krenar që me qytetarët e Kosovës që po mbështesim komunitetin LGBTI

Aktuale

Ruairi O’Connell: Krenar që me qytetarët e Kosovës që po mbështesim komunitetin LGBTI

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 19:56
Ruairi O’Connell

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se mbështet Paradën e Krenarisë të zhvilluar sot në sheshin e Prishtinës.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në facebook, ai i cilëson si frymëzim të kosovarëve aktivitetet të cilat realizohen në mbështetje të komunitetit LGBTI.

”Jam krenar për t’u bashkuar me shumë të rinj – dhe jo aq të rinj – nga Kosova të cilët dolën për të festuar sot dashurinë dhe lirinë. Mbretëria e Bashkuar është krenare për hapat përpara që kemi bërë për të mbështetur komunitetin LGBT+ atje. Është një frymëzim që kosovarët po bëjnë të njëjtën gjë këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat