Presidenti Thaçi nga Jereveni mbështet pjesëmarrësit e Paradës së Krenarisë

Aktuale

Presidenti Thaçi nga Jereveni mbështet pjesëmarrësit e Paradës së Krenarisë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 20:51
LGBTI

Ndonëse vitin e kaluar ishte pjesë e këtij aktiviteti, Presidenti i vendit Hashim Thaçi sot po përshëndet nga larg mbështetësit e komunitetit LGBTI.

Ai nga Jereveni ka thënë se dëshiron më të mirat për ata që festuan sot për dashurinë e të drejtën e lirisë, për Paradën e Krenarisë.

”Urimet më të mira nga Jereveni për njerëzit të cilët sot festuan për dashurinë dhe të drejtën e lirisë në Prishtinë për Paradën e Krenarisë. Vitin e kaluar unë isha pjesë e kësaj ngjarje që thekson barazi ndaj të gjithëve që janë pjesë e republikës tonë, bashkë me Ulrike Lunacek dhe Ambasadorin amerikan Delawie.#Nëemërtëlirisë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat