Gjithçka gati për takimin e Veselit me opozitën

Aktuale

Gjithçka gati për takimin e Veselit me opozitën

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 21:15
Gjithçka gati për takimin e Veselit me opozitën

Është bërë gati salla ku të enjten paradite pritet të mblidhen përfaqësuesit e opozitës, pas një ftese që u ka bërë kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Por, pavarësisht ftesës e cila është publike, opozita, edhe pse jo njëzëri, ka refuzuar t’i përgjigjet kësaj ftese.

Madje shumë prej tyre kanë thënë se brenda deklaratës së rezolutës së pozitës ka kundërthënie.

Por, ata që monitorojnë punën e Kuvendit, këtë iniciativë të Veselit e shohin si vështirë të realizueshme.

Jeta Krasniqi, nga KDI, thotë se rezoluta e partive të koalicionit qeverisës është njëjësoj me përmbajten e Kushtetutës, te pjesa e kompetencave të Kuvendit.

Kosova, sipas Krasniqit, ka mungesë të qëndrimit të asaj se çfarë kërkon nga përfundimi i dialogut me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat