Zogiani e zbulon “tradhtinë” e Thaçit dhe opozitës

Aktuale

Zogiani e zbulon “tradhtinë” e Thaçit dhe opozitës

Nga: N. Sh Më: 11 tetor 2018 Në ora: 08:34
Hashim Thaçi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, thotë se presidentit Hashim Thaçi nuk i duhet asgjë më shumë në lidhje me negociatat përveç një Rezolute nga Parlamenti i Kosovës.

Zogiani thotë se, një ekip i unitetit do ta kryej rolin ashtu siç e kryjti kur shkuan në Bruksel, ndërsa Thaçi e Vuçiq bëjnë negociata ata sillen korridoreve, transmeton gazeta “Bota sot”.

Zogiani përmend edhe kërkesën e presidentit dërguar në Gjykatën Kushtetuese që ta përdor si precedent që i mundëson atij të nënshkruaj marrëveshje ndërkombëtare me fuqi obligative.

Sipas tij, opinionit publik po i sërvohen mashtrime pasi edhe partitë opozitare po e mundësojnë që Thaçi të vazhdojë me një Rezolutë në Parlament, që sipas tij ishte edhe propozim i një partie opozitare.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Ramushi dhe disa "kundershtarë" te Thaçit nga opozita e kane me hile! Pse?

Asgje ma shume nuk i duhet Thaçit ne lidhje me negociatat, perveç nje rezolute, çfaredo qe te jete ajo, nga Parlamenti i Kosoves!

Nje ekip uniteti siç e quajne keta, do ta kryeje rolin qe e kryejti kur ata shkuan ne Bruksel per vizat, bejne foto e sillen korridoreve, nderkohe qe Thaçi e Vuçiq bejne negociata... kjo tashme ka ndodhe dhe e dijme si do te shkoje.

Ne anen tjeter presidenti ka kerkuar nga Kushtetuesja qe te beje interpretimin e nje situate tjeter qe mund te perdoret si precedent qe i mundeson atij te nenshkruaje marreveshje nderkombetare me fuqi obligative...

Hileja e Ramushit dhe disa lidereve opozitar qendron ketu:

Ata dalin ne publik si kundershtarë te Thaçit dhe negociatace te tij, por mundesojne qe ai te vazhdoje me nje Rezolute ne Parlament... ky madje ka qene edhe propozim i nje nga partite opozitare kohe me pare, i perkrahur nga do figura te reja te politikes, qe opinionit i shiten si kundershtarë te Thaçit...

Opinioni publik thjesht eshte duke e absorbuar kete mashtrim sepse mediet jane duke e shfaqur kundershtimin e tyre si te shkeputur nga fakti se keta po dun me ia dhene vizen Tjaçit ne Parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat