“Palaçot Valdrin Lluka, Besim Beqaj dhe Blerand Stavileci”

Aktuale

“Palaçot Valdrin Lluka, Besim Beqaj dhe Blerand Stavileci”

Nga: N. Sh Më: 11 tetor 2018 Në ora: 08:56
Valdrin Lluka, Besim Beqaj, Blerand Stavileci

Analisti politik, Haki Abazi i quan palaço ministrin Valdrin Lluka, Besim Beçaj dhe Blerand Stavilecin.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abazi thotë se, nuk ka se si mos të jetë ministri Lluka palaço, i cili vjen nga një parti private me 2% të votave i cili udhëhiqet nga një kryeministër me 8% të votuesve, që të dy bashk bëjnë 10%.

Abazi thekson se, Lluka po mundohet ta mbulon lajmin që Banka Botërore ia ka kumtuar Qeverisë për mospërkrahjen e saj ndaj Qeverisë para gjashtë muajsh.

“Kjo kontrate është po aq e keqe dhe dëmshme që edhe një ekonomist pa përvojë si vet Valdrin Llukaj e merr vesh. Është po aq e keqe sa edhe një jurist i dobët si Hajredin Kuqi e merr vesh. Është po aq e keqe sa një ambientalist që i bien mend me mbledhë bërllokun si Ramush Haradinaj e merr vesh. Por natyrisht që një financier me përvojë për përfitime ilegale si Besim Beqaj, Ahmet Shala dhe Hashim Thaçi e marrin vesh shumë mirë se çfarë kanë dashur të bëjnë me këtë kontrate”, shkruan Abazi transmeton gazeta “Bota sot”.

Ky është shkrimi i plotë:

Valdrini eshte po aq qesharak sa me pas ferku fetyren me duart prej qymyrit.

Valdrin Lluka eshte sa qesharak po aq palaqo sa edhe Besim Becaj e Blerand Stavilevci. Nuk ka se si te mos jete Ministri i Zhvillimit Ekonomik qe vjen nga nje parti private me me pak se 2% vota dhe nga nje qeveri qe udhehiqet nga nje kryeminster qe vije nga nje parti qe ka 8% te votuesve. Te dy bashke me 10% si parti jane instrument i padijshem i nje ombrelle te korruptuar, kriminale dhe antishtetrore te instaluar nga Thaci dhe PRONTO. Sherbetore te siqnerte!

Ana qesharake e Vladrin Llukes behet tragjikomike per faktin qe vendimi i Bankes Boterore i eshte komunikuar Qeverise per mosperkrahje para me shume se 6 muajsh. Atehere mundoheshin me mbulu lajmin e mos me tregu faktin qe kuptuan se kane nenshkruar nje kontrate shume te demshme ne te gjitha aspektet. Kjo kontrate eshte po aq e keqe dhe demshme qe edhe nje ekonomist pa pervoje si vet Valdrin Llukaj e merr vesh. Eshte po aq e keqe sa edhe nje jurist I dobet si Hajredin Kuqi e merr vesh. Eshte po aq e keqe sa nje ambientalist qe i bjen mend me mbledhe berllogun si Ramush Haradinaj e merr vesh. Por natyrisht qe nje financier me perfovje per perfitime ilegale si Besim Beqaj , Ahmet Shala dhe Hashim Thaci e marrin vesh shume mire se cfare kane dashur te bejne me kete kontrate.

Me pase ndere e fetyre, Valdrin Lluka, Minisitri i Zhvillimit ekonomik te Kosoves qe ka aktakuze, e nuk takohet dot me Ambasadorin Amerikan, kish me dhene doreheqje qe tani. Nese nuk do me gropose vehten edhe me tutje dhe me I shtu edhe me shume faqe dosjes se tij ne sherbim te se keqes e kunder interesit publik dhe te shtetit ish dashte me dhene dorheqje. Besoj qe ish nxjerre disi, psh si Albena: A ka dhene dorheqje per pronat e (pa) kompensuara te Brezovices qe jane prona te Behxhet PAcollit e vllezerve te Thacit etj etj, apo ka dhene dorheqje se nuk ka pranuar te nenshkruaj nje kontrate qindra milionshme per Francezet per managjimine mbeturinave dhe berllogut ( lexo: Ramushi po mbledhe mbeturina e francezet bashke me kamishin po marrin qindra miliona euro- se c'po na e kujton gjyqin e Ramushit ne France qe i vinte era kundermim si berllogut te Kosoves). Sido qe te jete ne fund super Albena po duket nje super minister qe ka super shoke neper rrjetet e kriminalizuar te Kosoves po qe ne fund nuk i kane dale ne ndihme e eshte bere nje keshilltare, pse jo edhe Valdrini mund te behet nje prj kshilltareve.

Tani ajo rruga e drejte siq e quan Lluka, per me siguru investime qe me ndertu termocentral prej qymyrit i bie qe po mundohen me be nje konsorcium te kompanive te transportit, disa elektronike dhe disa tjera qe nuk e dijne ku eshte Kosova.Por edhe ekto kompani Japoneze kane obligime per CO2 dhe nese dikush mendon qe nuk kemi me pase pune me qeverine Japoneze, gabohet. I gjithe ky mund me siguru me na be nje temrocentral qymyri pa bere izolimin e shtepieve, pa rregullu rrjetin e distribucionit te rrymes, pa e leshuar transimsionin me Shqiperine, sepse jane te paafte me be ndonje gje ne rregull; pa e fut ne perdorim strategjine mixit energjetik per burime te ripertritshme ( era, dielli, gjeotermalja..). Ka zgjidhje, por keto zgjidhje nuk vijne me keta nejrez qe jane lidhur per kerthize me krimin dhe korrupcionin. Koha e tyre ka kaluar ashtu siq ka kaluar koha e qymyrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat