Avni Ajeti jep alarmin: Është koha me shkatërrua secilin institucion në Kosovë, çka do që del përpara...

Aktuale

Avni Ajeti jep alarmin: Është koha me shkatërrua secilin institucion në Kosovë, çka do që del përpara...

Nga: N. Sh Më: 11 tetor 2018 Në ora: 11:57
Avni Ajeti dhe Zahir Pajaziti

Avni Ajeti bashkëpunëtor i komandantit Zahir Pajaziti, ka reaguar ashpër ndaj disa fenomeneve në Kosovë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ajeti thotë se UÇK-në e degraduan dhe e shkatërruan aq shumë saqë nuk ka fjalë me përshkrua, arsimin poashtu, shëndetësinë e çka thotë ai nuk mbet pa i bë këtij shteti.

Sipas tij, pas gjithë këtyre problemeve është koha me dalë me bë najë kërdi në institucionet tona të prishura e me i shkatërrua gjithçka del përpara.

Ky është postimi i Avni Ajetit:

Qytetarë të Republikes së Kosoves, Qeveri e Republikes së Kosoves

President i Republikes së Kosoves, UÇK në e degraduam në atë mënyrë shkatrruese sa që nuk kam fjalë me përshkru , arsimin , shëndëtsin , e qka jo nuk lamë pa i ba këti vendi per të keq pra të jemi krenar me LGBT .

Po si duket po vjen koha me dalë e me ba naj kerrdi dikun në keto institucionet tona të prishura e me shkatrru gjithë qka qka na delë perpara se po duket haptas politikat degraduese kundër vlerave si popullë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat