Procedurat tenderuese mundësi për korrupsion

Aktuale

Procedurat tenderuese mundësi për korrupsion

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 11:59
Pamje nga takimi

Për këtë Free Libre Open Source Software Kosovo(FLOSSK) dhe Qendra Kosovare Kundër Korrupsion KUND nëpërmjet sesionit informues rreth Platformës AntiCorr kanë publikuar disa të gjetura për keqpërdorime dhe parregullsi.

Fidan Kalaja nga Qendra Kosovare Kundër Korrupsion(KUND), ka thënë se në Prokurimin Publik ka hapa pozitiv krahasuar me vitet e kaluara, mirëpo ka gjithmonë nevojë për përmirësim në këtë sektor.

Me anë Platformës AntiCorr, Kalaja ka evidentuar një shkelje në një tender të proceduar nga Komuna e Gjakovës.

 “Në maj të vitit 2018 komuna e Gjakovës ka nënshkruar kontratë për furnizim me vlerën e parashikuar prej 150 mijë euro, ndërsa është shpalle fitues një kompani me ofertën më të shtrenjtë, me 160 mijë euro. Kemi analizuar kontratën e këtij tenderi ku ka pasur parregullsi”, theksoi Kalaja.

Bleron Limani zhvillues i platformës “Anticorr” ka prezantuar platformën e prokurimit për mënyrën e transparencës nga ana e KRPP-së.

Kjo platformë ka një set të funksioneve duke filluar nga përpunimi i të dhënave në baza të rregullta ditore, javore, mujore, ofron mundësinë e identifikimit të keq-përdorimeve dhe keq-menaxhimeve të procedurave dhe kontratave të prokurimit përmes përdorimit të teknologjisë inovative që e ofron kjo platformë.

Edhe Arianit Dobroshi kryetar i bordit të FLOSSK ka thënë se vazhdon mundësia e korrupsionit me anë të procedurave tenderuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat