Shoferi pretendon se u dënua pa faj, në aksidentin me deputeten e PDK-së

Aktuale

Shoferi pretendon se u dënua pa faj, në aksidentin me deputeten e PDK-së

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 12:57
Aksidenti

Një aksident i ndodhur ditë më parë në qendër të Prishtinës del të mos jetë vlerësuar si duhet nga polica rrugore. Sipas Muhamet Pirevës, vozitës i taksit, personi përgjegjës për këtë aksident nuk ishte ai. Madje ai thotë se policia e ka dënuar atë vetëm për të mos e dënuar personin fajtor në këtë rast, deputeten e PDK-së, Blerta Deliu.

Në përshkrimin e aksidentit, Pireva thotë se ai ishte duke vozitur si duhet por që në semafora kur nuk ishin sekondat për të, është kyçur edhe Deliu.

“Unë kam ardhë nga Fakulteti Teknik, drejt për me shku në Ulpianë kurse deputetja ka ardhë nga Ulpiana për me u kthy me shku ka Bregu i Diellit, por nga na e saj ishte momenti qe të prisnin veturat. Nëse unë kam hy në të kuqen dhe ajo ka hy në të njëjtën kohë mu m është dashtë së paku dy sekonda për të mbërri aty, sepse kam kalu komplet shiritat”,ka thënë Pireva.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur saktësisht me datën 28.09.2018. Pireva nuk ka hezituar që të dërgojë edhe fotografi në redaksi ku tregohet rrjedha e këtij aksidenti. I nëjjti ka shprehur pakënaqësi ndaj Policisë së Kosovës duke thënë se në këtë rast ka anashkaluar fajtorin edhe pse gjoba ende nuk iu është shqiptuar pasi ky i fundit ka të drejtë ankese.

“Në rast se përfundimisht më lënë fajtor unë i detyrohem firmës 15% të dëmit, ku sipas informacioneve më bëhen diku 6 mijë euro dëm.E që më bjen me pagu 900 euro+130 dënimi i policisë. E nëse siç po pretendon policia që jam hy në semafor të kuq,atëherë u hy edhe deputetja në fjalë kështu që jemi fajtor të dy, e jo vetëm unë”, ka thënë Pireva.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat