LD: Interesat e banorëve të Kosovës Lindore mbetën nën hijen e pazareve politike

Aktuale

LD: Interesat e banorëve të Kosovës Lindore mbetën nën hijen e pazareve politike

Nga: A.M. Më: 11 tetor 2018 Në ora: 13:02
Lëvizja për Drejtësi

Lëvizja për Drejtësi përmes një komunikate për media vlerëson se bisedimet e Kosovës me Serbinë në Bruksel nuk sollën rezultatet konkrete as teknike e as politike.

Po ashtu, në komunikatë thuhet se në këtë drejtim gjatë bisedimeve në Bruksel temat për interes të banorëve të Luginës (Kosovës Lindore) mbetën nën hijen e pazareve politike.

"Edhe pse në këtë fazë të ashtuquajtur “Faza Finale” e bisedimeve, Lugina u aktualizua si element ekulibrues, i cili u emërua herë si shkëmbim e herë si korrigjim, qytetarët e kësaj zone vazhdojnë të diskriminohen në shumë fusha.

Në anën tjetër, Komuniteti serb në Republikën e Kosovës vazhdon t’i gëzojë të drejtat e shumta, ku në këtë drejtim ata gëzojnë të drejtën që të pajisen me dokumentet identifikuese të të dy nënshtetësive. Ndërsa, Serbia, shqiptarëve të Luginës ua merr nënshtetësinë. Serbia me vite është duke bërë spastrim në regjistrin civil të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Shqiptarëve që martohen apo punojnë në Kosovë ua fshijnë adresën e mëparshme.

Kështu banorëve të Luginës u pamundësohet të nxjerrin dokumente në vendlindjet e tyre, si rrjedhojë, banorëve të Luginës që jetojnë në Kosovë nuk u jepet e drejta e votës gjatë zgjedhjeve në Serbi. Republika e Shqipërisë të paktën në kushtetutën e saj e parasheh mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të saj. Tërë këto diskriminime vazhdojnë t’u bëhen shqiptarëve, falë pakujdesisë politike dhe mungesës së vizionit kombëtar të institucioneve shqiptare. Lëvizja për Drejtësi kërkon drejtësi për qytetarët e Kosovës Lindore", thuhet në komunikatën për media0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat