Behgjet Pacolli nga Armenia: Kosova pranohet në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë

Aktuale

Behgjet Pacolli nga Armenia: Kosova pranohet në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë

Nga: N.A Më: 11 tetor 2018 Në ora: 15:00
Behgjet Pacolli

 Kosova është pranuar në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Lajmin e ka dhënë ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli.

“Sukses i madh i diplomacisë tonë në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Republika e Kosovës sapo u pranua me statusin e anëtarit të asocuar në organizatën e Frankofonisë, që është organizatë shumë e fuqishme politike dhe e dyta në botë për nga rëndësia, pas OKB.

Faktorizimi i Kosovës në botë po shënon suksese. Falenderim për të gjithë anëtarët e MPJ që u angazhuan palodhshëm për këtë sukses të madh” shkruan Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat