Destabiliteti nuk e ndal Qeverinë të emërojë zëvendësministra

Aktuale

Destabiliteti nuk e ndal Qeverinë të emërojë zëvendësministra

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 17:11
Qeveria Haradinaj

Ministrisë së Arsimit tash ka edhe një zëvendësministër. Muhamet Kelmendi nga AAK do të jetë zëvendësi i gjashtë në këtë ministri dhe pothuajse i 80-ti në gjithë Qeverinë.

Qeveria e Kosovës nuk është në ditët më të mira të saj nëse flasim për stabilitetin e saj, mirëpo kjo nuk e pengon Kryeministrin e vendit, Ramush Haradinjn të emërojë zëvendësministra të ri.

Muhamet Kelmendi i partisë së kryeministrit do të jetë tash e tutje zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Emërimi i zëvendësministrave të shumtë, është një nga kritikat mëdha që i janë bërë Haradinajt në më shumë se një vit qeverisjeje. Deri tani qeveria ka 79 zëvendësministra, e nuk po ndalet emërimi i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat