Vetëvendosje tregon arsyet pse e refuzoi ftesën e Kadri Veselit

Aktuale

Vetëvendosje tregon arsyet pse e refuzoi ftesën e Kadri Veselit

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 18:28
Kadri Veselit

Ftesës së Kadri Veselit nuk i'u përgjigjen pozitivisht partitë me të mëdha opozitare, LDK-ja dhe LVV-ja. Të dyja këto parti nuk morën pjesë në takimin e sotëm të thirrur nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli për të harmonizuar qëndrimet për rezolutën ne dialogun Kosovë- Serbi.

Në një përgjigje, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se sa i përket rezolutës së Kadri Veselit ata kanë një qasje krejt tjetër.

Po ashtu ata kanë shpalosur tri kërkesat e tyre, fillimisht kërkojnë që për çdo raund të dialogut të diskutohet në Kuvendin e Kosovës, pastaj të përpilohet lista me kërkesat e Kosovës ndaj Serbisë, si dhe, siç thonë ata, duhet hartimi i platformës për negociata me Serbinë.

Ndërsa, pas këtyre hapave, ata thonë se do të flasin për caktimin e ekipit negociator dhe udhëheqësin e këtij ekipi

“Para çdo dialogu me Serbinë duhet që, së pari, të bëhet diskutim në Kuvend për raportin qeveritar mbi dialogun Kosovë-Serbi të viteve 2011-2017, së dyti, të përpilohet lista me kërkesat e Republikës së Kosovës ndaj Serbisë dhe së treti, duhet hartimi i platformës për këto negociata me Serbinë. Pas këtyre hapave do të mund të flisnim për caktimin e ekipit negociator dhe udhëheqësin e këtij ekipi”, ka thënë zëdhënësja e LVV-së Tinka Kurti

Sipas LVV-së, Draft-Rezoluta e prezantuar nga Veselit është vetëm legjitimim i aventurës personale të presidentit Thaçi, e cila, siç thonë ata, askund nuk dënohet me këtë propozim rezolutë, si dhe eviton zgjedhjet e reja duke përfshirë opozitën.

Edhe shefi i GDP-së të LDK-së, Avdullah Hoti, gjatë ditës ka thënë se për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës, opozita kishte propozuar rezolutën me të cilën do të vendoseshin vijat kryesore të kuqe në dialogun Kosovë-Serbi – territori i Kosovës të mos jetë pjesë e dialogut.

Hoti po ashtu ka bërë të ditur se vetëm zgjedhjet i japin frymë demokracisë dhe institucioneve në vend, i cili shtoi se, çdo vonesë e bënë edhe më të paqartë të ardhmen tonë.

“Si Lidhje Demokratike e Kosovës, për ta mbrojtur integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kemi propozuar Rezolutën me të cilën do të vendosnim vijën kryesore të kuqe në dialogun Kosovë-Serbi – territori i Kosovës të mos jetë pjesë e dialogut. Ata që sot po përpiqen të kontrabandojnë veten në këtë dialog, kanë qenë penguesit kryesor të përpjekjes tonë për ta mbrojtur shtetin”, ka shkruar ndër të tjera Hoti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat